Peja ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 93:101 (18:25, 13:32, 30:20, 32:24), në derbin e javës së 16-të në Art Motion Superligë. Derbi ishte i jashtëzakonshëm, ku pejanët kishin deri 28 pikë epërsi, kurse prishtinasit në fund e zvogëluan atë në vetëm pesë pikë, kurse atmosfera në kryeqytet ishte e mrekullueshme.
Ndeshjen më mirë e nisi Prishtina, e përkrahur nga tifozët vendas, duke pasur epërsi deri në nëntë pikë, 16:7, por më pas u rikthyen mysafirët, për të fituar çerekun e parë me shifrat 18:25. Periudha e dytë në tërësi u takoi pejanëve, që dominuan në mbrojtje dhe në sulm. Ata rritën epërsinë minutë pas minute, ku më e larta ishte 28 pikë, 29:57, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 31:57.
Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe tentoi rikthimin e madh në pjesën e dytë. Bardhekaltrit ishin më të mirë në periodën e tretë, për të zvogëluar epërsinë deri në vetëm 13 pikë, 61:74, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:77.
Lojë e jashtëzakonshme u zhvillua në dhjetë minutat dhe atmosfera ishte e ‘zjarrtë’ me tifozët që i kanë munguar basketbollit të Kosovës.
Vendasit dhanë maksimumin për të ngushtuar shifrat në 75:85, e më pas edhe 85:90, tre minuta nga fundi. Deri në fund u zhvillua ndeshje dramatike, ndërsa Peja triumfoi me shifrat 93:101.
Te Prishtina u dalluan Wendell Mitchell me 23 pikë e 13 kërcime dhe Kenny Brown me 25 pikë, kurse te Peja u dalluan Stephen Maxwell me 34 pikë e 10 kërcime dhe Tyron White me 32 pikë e 10 asistime.
Prishtina ka tetë fitore dhe tetë humbje, kurse Peja ka 11 fitore dhe pesë humbje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGranit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak