LSDM dhe OBRM-PDUKM përplasen në Kuvend për legjitimitetin e Qeverisë së re
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të dielën, më 16 janar, ka vazhduar debati për zgjedhjen e qeverisë së re, që do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Sociale Demokrate.
Debati pritet të zgjasë deri në mesnatë kur edhe do të votohet për përbërjen e re të qeverisë.
Qeveria e re do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra.
Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa.
Të dielën debati ka nisur me fjalimet e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se qeveria që do të drejtohet nga Dmitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet, pasi sipas deputetes së OBRM-PDUKM-së, Bllagica Lasovska, “mandatari Kovaçevski nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka kërkuar besimin e qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë votë prej tyre andaj edhe nuk ka legjitimitet për të drejtuar qeverinë”.
Ajo tha se “shumica e ministrave janë vazhdimësi e regjimit hibrid” që u mund në zgjedhjet lokale disa muaj më parë”.
“Në kohën kur kemi krizë të rënë ekonomike, shëndetësore, energjetike dhe mungesë të ngrohjes qëndrore, mandatari për kryeministër flet për gjendje të mirë ekonomike dhe rritjen e Prodhimit Bruto Vendor. Si mund të harrojmë se kemi inflacion, se qytetarët nuk kanë as bukë për të ngrënë, kur çmimet e produkteve po rriten, kur paraja po humb vlerën?. Kjo është tallje me ndjenjat e qytetarëve”, deklaroi deputetja Lasovska.
Ndërkaq, Marija Georgievska, deputete e LSDM-së, tha se partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re kanë legjitimitet të plotë ta udhëheqin vendin, sepse në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë mbështetjen e qytetarëve.
“ Hristijan Mickoski në zgjedhjet parlamentare nuk ishte bartës i listës dhe kandidat për deputet, pra a do të kishte legjitimitet për të formuar qeveri nëse do të fitonte OBRM-PDUKM dhe koalicioni i tij?” tha Georgievska duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se qeveria nuk ka legjitimitet.
Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët tha se “qeveria mund të quhet e re, por të gjithë anëtarët e saj janë fytyra të vjetra të qeverisë së kaluar të korruptuar dhe të paaftë të përballet me shumë probleme me të cilat përballet vendi”.
Ai tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për dalje nga gjendja në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut.
Dimitar Apasiev, deputet i partisë “E Majta”, kritikoi përbërjen e qeverisë, respektivisht numrin e madh të ministrave shqiptarë, që sipas tij, flet për tendencën për “shqiptarizimin e Maqedonisë”.
“11 poste ministrore për maqedonasit dhe 10 për shqiptarët. Pra, kjo është një tirani kornizë, një gjysmë protektorat, një shtet paralel në një shtet ku të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë nuk komunikojnë, mosrespektimi i himnit, gjuhës, kurse Bujar Osmani (Ministri i Punëve të Jashtme) duhet të ketë kujdes se çfarë bën me Bullgarinë”, deklaroi Apasiev.
Ndryshe, mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve tha se ka plan konkrete për zhvillimin e vendit dhe se puna e Qeverisë së re do të përqendrohet në tri prioritete: përballjen me krizën energjetike, pandeminë e koronavirusit, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike.
Ai tha se qeveria do të angazhohet seriozisht edhe për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por përjashtoi çdo mundësi që të bisedohet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Kovaçevski hodhi poshtë edhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.
Ai në postin e kreut të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të zëvendësojë ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime
Prej nesër fillon gjysmëvjetori i dytë për nxënësit në Maqedoninë e Veriut
Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në qendër të Suharekës
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Vrau 81-vjeçarin në Tiranë e i vodhi paratë, fjalët e vajzës së autorit që zbuluan të vërtetën
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Policia ndalon katër serb, kaluan ilegalisht kufirin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta