Nga Shkodra, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rëndë edhe për kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratit Basha.
Ai tha se Rama ka marrë peng opozitën dhe kjo situatë kërkon për revolucion e guxim ashtu sikurse ndodhi në vitin 1991.
Berisha deklaroi se Rama është bërë miliarder me paratë e korrupsionit, por edhe të drogës, para që futen në Shqipëri me kontejnerë.
“Së fundmi ai vendosi në kontroll të plotë ish-kreun e opozitës. Ne jemi para një situate të cilën vetëm revolucioni, guximi, vendosmëria juaj do ti japë përgjigjen më të merituar. Shpesh herë kam deklaruar se ky revolucion është i njëjtë me atë të vitit 1991. Rikujtoj si sot datën 29 mars të 1991, kisha një udhëtim elektoral Dibër-Burrel-Klos, e në Tiranë. Dëgjoja gjatë gjithë kohës lajmet, mbështetja ndërkombëtare për Ramiz Alinë është turp i historisë. Radiot lëshonin deklarata për Gorbavoçin e Ballkanit, paçka se ai në janar kishte skuqur Bunën dhe kishte tërhequr rrugëve të rinjtë e Shkodrës.Por asgjë nuk na pengoi ne në revolucionin tonë, në 22 mars të arrinim fitoren plebishitare për të vendosur në Shqipëri demokracinë. Sot kemi një narko kryeministër që kontrollon çdo gjë, disponon miliarda euro të vjedhura në tendera, që vijnë me kontejner nga trafiqet e drogës. Sot kemi një narko-kryeministër që në një vit ka arrestuar 37 mijë shqiptarë, për çështje që nuk arrestohen në asnjë vend të Evropës, por kërkon të ndjellë frikë e terror. Sot kemi një narko kryeministër që largon të rinjtë që të mos mbushen rrugët kundër tij. Sot kemi një narko kryeministër kundër Kosovës. Kemi një narko kryeministër i cili në 7 muaj me avionin e tij privat shpenzon 2.2 mln euro udhëtime vetëm për vanitetin e tij”, tha Berisha. /oranews.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë