LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian e mërzitur nga komentet e Kanye West, e sheh të nevojshme ‘vendosjen e kufijve’ me ish-partnerin

Kim Kardashian e mërzitur nga komentet e Kanye West, e sheh të nevojshme ‘vendosjen e kufijve’ me ish-partnerin

Kim Kardashian është e mërzitur me komentet e bëra nga ish-i i saj, Kanye West në intervistën e tij të ardhshme në Hollywood Unlocked, thotë një burim për People.

Në intervistën me Jason Lee që do të publikohet të hënën (17 janar), West, 44 vjeç, pohoi se kishte një mosmarrëveshje me ekipin e sigurisë së Kardashian derisa dëshironte t’i merrte fëmijët e çiftit nga shkolla.

Në një moment, West pretendoi se siguria nuk do ta lejonte atë të hynte në shtëpinë e saj me vajzën e tyre 8-vjeçare North.


Foto: Getty

Një burim i afërt me Kardashian tha për People se ndërsa shumë nga pretendimet e West në intervistë janë “të rreme”, West në fakt “nuk u lejua brenda” në shtëpinë e yllit atë ditë, por thotë se siguria “nuk e ndaloi atë të shihte fëmijët, duke i marrë ose duke i lënë”.

“Ai thjesht nuk mund të ecë më brenda shtëpisë së saj pa lejen e saj, ajo ka të drejtën e privatësisë dhe po përpiqet të vendosë kufij të shëndetshëm”, tha një burim, shkruan People.

Nevoja për të përcaktuar kufijtë “u bë e nevojshme” për shkak të “disa incidenteve” ku West ka mërzitur familjen, miqtë dhe stafin e Kardashian me “vizitat e tij të fundit të paparalajmëruara”, tha ky burim.

Kardashian dhe West kanë dy vajza – North dhe Chicago, dhe dy djem, Saint dhe Psalm.

Çifti ishte i martuar për më shumë se shtatë vjet përpara se Kardashian të paraqiste divorcin në shkurt 2021.

Burimi thotë se Kardashian “vetëm dëshiron të mbrojë fëmijët e saj dhe të sigurojë që ata të kenë një marrëdhënie të shkëlqyer me të dy prindërit” pas ndarjes së tyre.

Foto: Getty Images

“Kim dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie të fortë me të dy prindërit dhe që ai të respektojë kufijtë dhe strukturën që ajo ka vendosur në mënyrë që ata të kenë njëfarë parashikueshmërie dhe konsistence me orarin e tyre”, thotë burimi.

Ndërkohë në dhjetor, West kishte bleu një shtëpi ngjitur me rezidencën e Kardashian. Reperi gjatë intervistës së fundit konfirmoi se ai e bleu shtëpinë afër saj me qëllim për të parë më shumë fëmijët e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Ronaldo dhe Georgina shijojnë pushimet në Monako

Ronaldo dhe Georgina shijojnë pushimet në Monako

Magazina
Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Magazina
Xhuli Nura publikon video nga aeroporti

Xhuli Nura publikon video nga aeroporti "Adem Jashari" : Faleminderit që ia latë këtë emër kaq madhështor

Magazina
Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Magazina
Adele jep lajmin e hidhur për fansat pas koncertit të fundit në Mynih

Adele jep lajmin e hidhur për fansat pas koncertit të fundit në Mynih

Magazina
Kalo në kategori