LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma bën tatuazh simbolin “Hyjnesha në fron” në dorën e saj

Vesa Luma bën tatuazh simbolin “Hyjnesha në fron” në dorën e saj
Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është duke e shijuar qëndrimin në vendlindje.

Ajo është kthyer prej muajsh nga Zelanda e Re në Kosovë, me djalin e saj Lianin, ku ka pasur rastin të çmallet me familjarët dhe miqtë e saj.

E teksa po vazhdon të qëndrojë në Prishtinë, jeta e Vesës nuk po kalon pa zhvillime, pasi këngëtarja së fundmi ka treguar për një nga ndryshimet e reja në trupin e saj.


Foto: Vesa Luma/Instagram

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Luma ka bërë të ditur se i ka shtuar trupit të saj një tatuazh të ri në krah.

"Çikat e Prishtinës", Vesa Luma dhe Jehona Sopi pozojnë së bashku në fotosesionin e ri
Lexo po ashtu "Çikat e Prishtinës", Vesa Luma dhe Jehona Sopi pozojnë së bashku në fotosesionin e ri

Bëhet fjalë për figurën e Hyjneshës së Fron, e cila është simbol i qytetit të Prishtinës – të cilën tashmë këngëtarja e ka të vizuar në dorë.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Vesa, e cila është lindur dhe rritur në kryeqytet dhe vjen nga një familje dem baba dem prishtinase, duket se ka vendosur që ta jetësojë në trup, simbolin që identifikon qytetin e saj.

E kur jemi te Prishtina, vite më parë ajo i kishte kushtuar edhe këngë qytetit, të quajtur “Prishtina”, e cila u publikua në mbështetje edhe të tifozëve të klubit basketbollistik të kryeqytetit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Shokon Shqipja: Valbona ka lidhje jashtë, është duke luajtur shumë keq

Shokon Shqipja: Valbona ka lidhje jashtë, është duke luajtur shumë keq

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

Magazina
Kalo në kategori