LAJMI I FUNDIT:

Anwar Hadid fotografohet nën shoqërinë e një femre misterioze, vetëm pak kohë pas ndarjes nga Dua Lipa

Anwar Hadid fotografohet nën shoqërinë e një femre misterioze, vetëm pak kohë pas ndarjes nga Dua Lipa

Anwar Hadid dukej i veshur me stil teksa mbërriti në “The Nice Guy” në Hollywoodin Perëndimor i shoqëruar nga një vajzë misterioze, vetëm disa javë pas ‘ndarjes’ me Dua Lipën.

Modeli 22-vjeçar kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me një figurë të “Iron Maiden”, të cilën e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra blu, shkruan DailyMail.


Pantallonave ai i shtoi një zbukurim me zinxhir, gjersa kishte mbathur një palë këpucë të zeza, dhe mbante një xhaketë ngjyrë bezhë në krah.

Gjatë kësaj daljeje, ai shfaqi një numër tatuazhesh, duke përfshirë atë me tri pika të vogla të zeza nën syrin e tij të djathtë.

A po e vuan ndarjen nga Dua Lipa? Anwar Hadid shfaqet sërish i dëshpëruar në publik ndërsa tymos një cigare
Lexo po ashtu A po e vuan ndarjen nga Dua Lipa? Anwar Hadid shfaqet sërish i dëshpëruar në publik ndërsa tymos një cigare

Ndërsa motrat e tij supermodele Gigi dhe Bella Hadid kanë vetëm disa tatuazhe, i vogli i familjes ka më shumë se 35 dizajne të përhershme që zbukurojnë trupin e tij.

Atij iu bashkua një shoqe, e cila ishte veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë me material lëkure.

Dua Lipa shihet me të zeza në Londër pak kohë pas ndarjes nga Anwar Hadid
Lexo po ashtu Dua Lipa shihet me të zeza në Londër pak kohë pas ndarjes nga Anwar Hadid

Ajo hyri pas tij, gjersa kishte të mbathura një palë çizme me lëkurë gjarpri të gjata deri tek gjuri dhe një xhaketë lëkure të zezë.

Anwar është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren e hitit “New Rules”, pas dy vitesh lidhje.

Çifti nisën lidhje ne tyre në qershor të vitit 2019, por u raportua nga disa media si Deux Moi se ata u ndanë.

Kishte raportime se çifti ishte ‘në krizë’, me burime pranë tyre që pretendonin se ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin për tetë javë për shkak të orareve të tyre të ngjeshura me punë.

Çifti fillimisht hodhi idenë për t’i vënë frena romancës së tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të mbash lidhje po rezultonte e vështirë.

“Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është drejt fundit”, thoshte burimi pranë dyshes.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj të ri në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi së fundmi për Revistën People se ata janë ‘aktualisht në një pushim’.

Burimi pohoi se çifti aktualisht janë duke ‘i kuptuar gjërat tani’ dhe ‘duke kaluar kohë të ndarë’.

Në maj të vitit 2021, Dua zbuloi se ata u takuan për herë të parë në një festë dhe më pa vazhduan komunikimin në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori