LAJMI I FUNDIT:

SHA EVM javën e ardhshme merr menaxhimin me BEG dhe ngrohtoren Shkup Veri

SHA EVM javën e ardhshme merr menaxhimin me BEG dhe ngrohtoren Shkup Veri

SHA EVM i përshëndet masat të cilat i ndërmerr Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe KRRE-ja për tejkalimin e krizës me furnizim me energji elektrike dhe të krizës me furnizim me energji për ngrohje.

“SHA EVM në vazhdimësi shpreh gatishmëri dhe bashkëpunim me institucionet dhe në periudhën e kaluar është vënë në dispozicion për angazhimin dhe përfshirjen e saj shtesë në mesataret për tejkalimin e gjendjes së krizës”, thonë nga kjo kompani.


Në pajtim me Dekretin e sjell në seancën e djeshme të Qeverisë lidhur me krizën e shkaktuar në furnizimin me energjinë e ngrohjes dhe vendimet shtesë të cilat do të vijojnë, SHA EVM do ta ndërmarrë udhëheqjen me BEG deri në përfundimin e krizës me furnizimin me energjinë e ngrohjes.

Në ndërkohë, SHA EVM nënshkroi marrëveshje me Shoqatën për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes TE-TO SHA Shkup.

“Me këtë marrëveshje, TE-TO do ta rrisë vëllimin e prodhimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes, gjegjësisht do të punojë me kapacitet maksimal shtatë ditë në javë në vend të pesë ditëve si deri më tani, në periudhën prej orës 05:00 deri në orën 01:00. pas mesnate me fuqi të plotë, gjegjësisht do të përmbushë kapacitetin maksimal të instaluar prej 227 megavat. Energjinë elektrike do ta marrë SHA EVM, ndërsa sasia e shtuar e energjisë termike që rezulton nga procesi do t’i dërgohet BEG-ut dhe Shkupit Veri, gjegjësisht në rrjetin e ngrohjes në qytetin e Shkupit”, theksojnë nga SHA EVM.

Prej atje potencojnë se ngrohja në qytetin e Shkupit nuk do të shkyçet në oraret e mbrëmjes deri në ora 22:00, siç ishte konfirmuar deri më tani, por energjia e ngrohjes për shfrytëzuesit do të ofrohet deri në ora 01:00.

Nga SHA EVM theksojnë se qëndrojnë në mendimin se vendimet të cilat i sjell Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe KRRE-ja si dhe marrja e obligimeve nga SHA EVM, do të stabilizojë furnizimin me ngrohje dhe energji elektrike për qytetarët, duke qenë se ka një krizë energjetike në korniza globale.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori