LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit Edi Kingut, qindra pjesëmarrës në ceremoninë mortore

I jepet lamtumira e fundit Edi Kingut, qindra pjesëmarrës në ceremoninë mortore

Qindra pjesëmarrës nga të gjitha anët e vendit, familjarë, artist, muzicient, krijues, njerëz të thjesht, u mblodhën në Pejë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, njërit prej ikonave të rokut shqiptar, Eduard Merakut, i njohur si Edi King.

Ceremonia mortore u zhvillua në ora 13:00, në varrezat e qytetit të tij të lindjes në Pejë, me rite fetare.

Lot, dhembje, emocion…Eduard Meraku ishte edhe një prej themeluesve të grupit të famshëm të kohës ‘Selekcioni 039’.


Breza u rritën me këngët dhe interpretimet e tij. Ishin këngët hit, të viteve 80-ta e 90-ta që jetojnë edhe sot, sikur që edhe i ndjeri do jetoj ndër breza me zërin e tij mbretëror.

Edi King vdiq dje, (E Enjtë) pasi u dërgua në QKUK pas një shqetësimi kardiak.

“Edi iku. E pabesueshme. Nuk ka pasur ankesa. Ai i dha shumë muzikës në të gjitha sferat. Edhe pse ai do të jetoj në hite, mua si mik, do të më mungoi prania fizike e tij. Kjo është jeta.”-thotë për ‘RADIO 1’, mes emocionesh të forta, Gëzim Hasku – Geza, kitarist nga ‘Selekcioni 039’.

“Lajm që tronditi zemrat tona. Edi King, faleminderit për bukurinë vokale dhe ritmike që na e solle. Faleminderit për kontributin tënd në rokun shqiptar. Pusho në parajsë Mbret i Rokut.”-u shprehë me këtë rast, këngëtari i njohur shqiptar Ramadan Krasniqi-Dani.

I prekur thellë nga kjo humbje, kompozitori i njohur kosovar Florent Boshnjaku mes tjerash thotë, “Njeriu kurrë nuk e di se kush i shkruan i pari këto rreshta, por … tepër e vështirë qenka. Jam i lumtun qe te kam njoftë. Kemi punu dhe kemi kaluar shumë kohë bashkë, kohë për të cilën e vlen me jetu. Te qoftë dheu i lehtë King. Ngushëllime gjithë miqve dhe familjarëve.”-tha ai.

“Secili qytet ka një “copë” qielli dhe yjet që e mbulojnë. Nga sot, një ikonë muzikore e Pejës ndriçon nga lart. R.I.P. Eduard Meraku, Edi King. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve.”-shkruan deputetja e Kuvendit të Kosovës Fatmire Kollçaku.

I ndjeri ka vdekur në moshën 64 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij, fillimisht u konfirmua nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit. Ndërsa, gjatë mbrëmjes, Spitali i Përgjithshëm Rajonal i

Pejës, nëpërmjet ekipit kujdestar të Emergjencës, ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, se këngëtari Meraku, ishte referuar dhe dërguar drejt QKUK-së, ku edhe ka ndërruar jetë pasdite, pas problemeve kardiake.

Edi King, padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore.

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Magazina
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Kalo në kategori