LAJMI I FUNDIT:

“Çikat e Prishtinës”, Vesa Luma dhe Jehona Sopi pozojnë së bashku në fotosesionin e ri

“Çikat e Prishtinës”, Vesa Luma dhe Jehona Sopi pozojnë së bashku në fotosesionin e ri
Vesa Luma dhe Jehona Sopi (Foto: Norik Uka)

Ato prej vitesh ruajnë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën.

Jehona Sopi dhe Vesa Luma, përveçse kolege në profesionin e muzikës, janë edhe shoqe shumë të mira në përditshmëri.


Megjithëse të dyja i mungojnë prej vitesh skenës, Vesa dhe Jehona i mbajnë të azhurnuar fansat përmes rrjeteve sociale.

Vesa Luma dhe Jehona Sopi (Foto: Norik Uka)

Ato së fundmi kanë realizuar një set të përbashkët fotografish, ku kanë pozuar në studion e fotografit të njohur, Norik Uka.

Të veshura me xhinse dhe me nga një cigare në dorë, dy këngëtaret e estradës mund të shihen tejet të lumtura, teksa fotografohen krah njëra-tjetrës.

Vesa Luma dhe Jehona Sopi (Foto: Norik Uka)

Ka qenë Vesa Luma ajo e cila i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram këto fotografi, duke shkruar në mbishkrimin e tyre “Çikat e Prishtinës”, shoqëruar me dy emoji zemre, një të kaltër dhe një të bardhë – ngjyra këto që janë identitet i kryeqytetit.

Nuk dihet nëse ky fotosesion është paralajmërim për ndonjë projekt muzikor të përbashkët mes dy këngëtareve, pasi asnjëra deri më tani nuk ka paralajmëruar ndonjë rikthim të mundshëm në muzikë. /Telegrafi/

Vesa Luma dhe Jehona Sopi (Foto: Norik Uka)