LAJMI I FUNDIT:

Meta: Ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje

Meta: Ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se në rajonin nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve.

Meta ka pohuar se rivizatimi i kufijve ka dështuar më herët dhe ka qenë një katastrofë për rajonin, transmeton Telegrafi.


“Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë. Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin”, ka shkruar Meta në profilin e tij në Facebook.

Meta ka shtuar tutje se, e vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane.

“Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja”, thotë mes tjerash ai. /Telegrafi/