Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) e asistuar nga Policia e Kosovës (PK), po vazhdojnë punën në mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së sëmundjes.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, gjatë dy javëve të para të vitit 2022 kanë realizuar 2000 inspektime, ku kanë shqiptuar 300 gjoba e janë mbyllur 75 lokale të gastronomisë, transmeton Telegrafi.
“Bazuar në situatën epidemiologjike, rritjen e numrit të të infektuarve, ne si dy autoritete ligj zbatuese kemi shtuar kontrollet me qëllim të parandalimit të rritjes së infektimeve, aktivitete të cilat po shtrihen në nivel vendi si dhe ruajtjes se jetës dhe shëndetit publik.
AUV gjatë kohës së mbajtjes se festave të fund vitit dhe këtyre dy javëve të para ka rritur numrin e kontrolleve zyrtare, duke realizuar rreth 2000 inspektime në nivel vendi, gjatë të cilave janë shqiptuar 300 gjoba ndaj operatorëve ekonomik, e po ashtu janë mbyllur 75 lokale të gastronomisë. Janë ndryshuar planet operative të punës për kontrollet zyrtare në koordinim me Policinë e Kosovës. Në vazhdimësi po rrisim numrin e kontrolleve, e po ulim tolerancën ndaj shkelësve, për secilën pikë të vendimit do të pasoj masa ndëshkimore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga Policia e Kosovës (PK),vetëm mbrëmë në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar (172) gjoba për mos respektim të masave Anti-Covid”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim sqarohet edhe rasti i një veprimi të institucioneve në komunën e Graçanicës.
“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik dhe mediave të cilat i referohen një veprimi të institucioneve në komunën e Graçanicës, ju informojmë se në lokacionin në fjalë sipas detyrës zyrtare Policia e Kosovës vetëm ka asistuar inspektorët e AUV-it në realizimin e detyrave të tyre, për mbikëqyrje të zbatimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, veprime këto të cilat ndërmerren në nivel vendi, aty ku ka informacione për grumbullim apo mosrespektim të masave ndaj pandemisë”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se, institucionet e Republikës së Kosovës në këtë rast Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) e asistuar nga Policia e Kosovës (PK), janë të përkushtuara të ushtrojnë autorizimet e tyre për ngritjen e nivelit të respektimit të masave Anti-Covid. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe