Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj po e vazhdon dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ai ka deklaruar se emrat të cilat ishin në dokumentet që kishin arritur në OVL-UÇK, ishin përmendur tash e pesë vjet në opinion.
Sipas tij, dokumentet që ai i ka parë të gjitha kanë qenë të njohura për publikun.
“Këta emra mos u mundo me i paraqitë sikur dolën për herë të parë këtu, janë emra që janë përmend dhe janë lakuar në opinion mbi pesë vjet ose për hatër tënd po e zvogëlojmë katër vjet, tri vjet, të vetmit emra që janë lakuar pastaj, janë lakuar edhe më parë se do të bëhet kështu e ashtu, por këta që kanë ardhur dokumentet e tretë, dokumenti i tretë i qiti ata emra që u përfolke”, tha Haradinaj.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, Haradinaj i ka shprehur habinë se si mund të kenë arritur në zyrat e organizatës dokumente nga Holanda nëse të njëjtat kanë qenë konfidenciale.
“I pashë aty, i pashë edhe kur i keni marrë në pyetje, i pashë edhe si i keni marrë në pyetje, i pashë edhe me kënd bashkëpunuat, i pashë edhe kush i ka marrë në pyetje, njerëzit që kanë marrë pyetje prej ’81-ës gjatë kohës së luftës dhe prapë po të pyes, cili ishte rezoni, çka ishte ajo që i sollët?
Është thënë se gjykata po bëhet për hir se mundet në Kosovë të ketë ndikim, të gjitha ato u panë aty, emra e mbiemra, kam parë aktgjykime që kanë qenë të ’81-ës të gjykatave serbe, kjo është ajo që më shqetësoi mua. Pra, po të them sot, cili është rezoni zotëri prokuror që e quani një dokument të juaj, pa marrë parasysh, nëse e quani nëse po e pranoni, cili është rezoni, e keni sekret dhe prej Holandës arrin në zyrat e mia. Cili është qëllimi, kush është ai që ma solli, për çka ma solli”, ka thënë ai.
Ndërsa prokurori ka insistuar në pyetjen nëse Haradinaj ka qenë në dijeni që në dokumente ka pasur dëshmitarë të mbrojtur.
“Harxhoni kot fjalë që me thënë ka dëshmitarë të mbrojtur se pesë vjet pa ardhur këto sende këta emra janë përsëritur dhe po përsëriten në Kosovë, këta emra i ka qitur në kohën e Salustros. (Gazeta) Infokusi, ky Infokus, koincidencë, por po të tregoj, pronari i këtij Infokusi është i njëjti person që mua në ’81 si fëmijë më ka dalë dëshmitar që më ka parë në shkollë të gjimnazit duke e organizuar protestën, një prej atyre dëshmitarëve është ky që unë jam dënuar, flas investitori i Infokusit, tash mu kujtua, 40 vjet pasi u përsërit rasti. Zotëri prokuror, dashje pa dashje për mua është koincidencë që të gjitha po më dalin sikur në ’81-ën”, tha Haradinaj, raporton KosovaPress.
I pyetur nga prokurori nëse ka menduar të redaktojë pjesë nga dokumentet, Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur nevojë të redaktojë asgjë meqë nuk i ka publikuar dokumentet.
“Çka kam të redaktoj unë dhe çka di të redaktoj unë? Po më ngarkon me kompetencat që i ke ti t’i bëj ato redaktime dhe mua po më ngarkon me kompetenca tuaja e që është kompetencë e jotja për t’i ruajtur dokumentet tuaja. Unë nuk kam pas nevojë të redaktoj asnjë send, sepse nuk kam publikuar asnjë send, asnjë faqe nuk e kam publikuar, çka të redaktoj kur nuk kam publikuar, dhe nuk kam dashur t’i hyj asaj pune, nuk ka qenë punë imja”, ka thënë Haradinaj.
Prokurori ka insistuar duke i thënë se “a nuk keni dashur t’i redaktoni emrat”, gjë e cila e ka revoltuar Haradinajn, i cili ka kërkuar edhe ndërrim të përkthyesve duke thënë se fjalët e tij nuk po kuptohen drejt.
“Zotëri prokuror, më vjen keq që duhet t’ju drejtohem me këto fjalë, mos e luaj rolin e budallait, kinse nuk po e di çka thash, ose edhe njëherë po të them kërkoj të ndërrohen përkthyesit se nuk je duke kuptuar çka po them. Thash nuk kam pasur nevojë as të redaktoj as të mos redaktoj, as të merrem me këto, se nuk ka qenë as detyrë imja e as qëllimi im t’i publikoj, qëllimi im ka qenë të dëshmohet se çka më ka ardhur. Ti mendo çka të duash në kokën tënde, mendimi im është ky”, tha Haradinaj.
Haradinaj do të vazhdojë dëshminë e tij pas pushimit të drekës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai dhe Hysni Gucati u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje