LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Jemi në fazën finale të njohjes së patent shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Sveçla: Jemi në fazën finale të njohjes së patent shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla po qëndron për një vizitë në Gjermani ku është takuar me homologun e tij nga Bavaria Joachim Herrmann.

Sveçla, pas këtij takimi ka bërë të ditur se Gjermania është në fazën finale të njohjes së patent shoferëve të Republikës së Kosovës.

“Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje. Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim”, shkruan Sveçla.


Në këtë takim, ministri Sveçla ka shprehur mirënjohjen ndaj shtetit gjerman për shtet-ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Kosovës.

“Biseduam për prioritetet tona në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin socio-ekonomik veçanërisht tani gjatë përballjes me pandeminë COVID-19. Liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, anëtarësimi në BE dhe Interpol janë synimet tona për të cilat e njoftova që jemi duke u angazhuar intensivisht për t’i realizuar dhe që natyrisht kemi nevojë edhe për angazhimin dhe ndihmën e tyre”, shkruan Sveçla në Facebook.

Në takim është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Bavarisë dhe Policisë së Kosovës, bashkëpunimin në shkëmbim të informatave dhe zgjerim të bashkëpunimit bilateral të ministrive.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Bavarisë dhe Policisë së Kosovës, bashkëpunimin në shkëmbim të informatave dhe zgjerim të bashkëpunimit bilateral të Ministrive tona, që padyshim do të lehtësojnë zbatimin e prioriteteve tona dhe për të gjitha këto kishte gatishmëri të plotë nga z. Herrmann. Pandemia Covid-19 ka vështirësuar takimet e udhëtimet tona por me dëshirën më të madhe kam ftuar z. Herrmann të vizitojë Republikën e Kosovës që ta njoftojmë nga afër me punën dhe arritjet tona”, shkruan Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori