LAJMI I FUNDIT:

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të DJ Erin Godanci – kush ishte i riu nga Prishtina që premtonte shumë në muzikën elektronike

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të DJ Erin Godanci – kush ishte i riu nga Prishtina që premtonte shumë në muzikën elektronike
Foto: Erdin Godanci/Instagram. Foto-kolazh: Ardian Keka/Telegrafi

Të martën, është ndarë nga jeta në moshë të hershme DJ Erin Go Dance.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Erdin Godanci, ndërroi jetë papritmas në moshën 27-vjeçare.


Me të dëgjuar për ndarjen e tij nga jeta në moshë të hershme, komuniteti artistik dhe njerëz të njohur kryesisht nga muzika elektronike, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Ndahet nga jeta në moshë të hershme DJ nga Prishtina, Erin Go Dance
Lexo po ashtu Ndahet nga jeta në moshë të hershme DJ nga Prishtina, Erin Go Dance

Telegram ngushëllime drejt familjes Godanci ka dërguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Telegram ngushëllimi
E nderuar familje Godanci
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të muzicientit Erin Godanci.
Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, në këto ditë shumë të vështira për ju.
Erin Godanci do të kujtohet gjithmonë për pozitivitetin, dashurinë për punën që bënte dhe edukatën e lartë që e përqonte me gjithë komunitetin dhe njerëzit përreth. Skenës muzikore dhe shoqërisë sonë do ti mungojnë shumë performancat e tij.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Erin Godancit.
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MKRS-së.

Por kush ishte Erdin Godanci?

Foto: Erin Godanci/Instagram

Erdin Godanci, i njohur me emrin artistik Erin Go Dance u lind më 15 qershor të vitit 1994, në Prishtinë.

I riu nga Prishtina, tashmë i ndjerë, që në moshën e hershme të adoleshencës, kishte shfaqur pasionin e tij për muzikën e veçanërisht për atë të zhanrit rock dhe metal.

Ai ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Vlen të përmendet se gjatë këtij rrugëtimi muzikor, Erin Go Dance dëgjoi dhe gjeti inspirimin e tij në artistë dhe grupe muzikore të njohura si: Depeche Mode, Trentemøller, Massive Attack, Daft Punk, Nine Inch Nails e shumë të tjerë.

Foto: Erin Godanci/Instagram

Kjo fazë ishte shumë e rëndësishme për karrierën e tij, gjatë të cilës i lindi një dashuri e re ndaj tingujve dhe ritmit të muzikës elektronike. Më vonë u bë faktor kryesor për ta shtyrë në botën e këtij zhanri. Rreth vitit 2014 fillimisht ai u inkuadrua në ketë rrymë si producent, duke krijuar tinguj të ndryshem të muzikës elektronike dhe më pas edhe të performonte si DJ.

Që nga kjo periudhë, Erin Go Dance vazhdoi punën e tij si DJ dhe producent duke performuar në klube, kafiteri dhe evenimente të ndryshme. Stilet që më së shumti i hasim tek ai gjatë performancave që bënte, ishin zhanret: House, Deep House, Tech House dhe Minimal.

Foto: Erin Godanci/Instagram

I ndjeri, kishte studiuar për shkenca kompjuterike pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji, në periudhën 2013-2018 – siç citohet nga llogaria e tij në LinkedIn.

Ai ka qenë i angazhuar si inxhinier softuerik në një kompani private të sigurisë kibernetike në Prishtinë. /Telegrafi/

Foto: Erin Godanci/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori