Është ndarë në moshë të hershme nga jeta DJ nga Prishtina, Erin Go Dance.

DJ, emri i vërtetë i të cilit është Erin Godanci, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Erin i cili me profesion ka qenë inxhinier i shkencave kompjuterike, ka qenë i punësuar në një kompani private të sigurisë kibernetike në vend.

DJ Erin Go Dance (Foto: Erin Godancii/Facebook)

Ai prej vitesh ka qenë pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet.

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të DJ Erin Godanci - kush ishte i riu nga Prishtina që premtonte shumë në muzikën elektronike Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të DJ Erin Godanci - kush ishte i riu nga Prishtina që premtonte shumë në muzikën elektronike

Në majin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim, Erin Go Dance, kishte realizuar një performancë live në sesionin e 14-të të Rave Live Sesion – sesione javore që organizoheshin online për të argëtuar publikun në atë kohë.

DJ Erin Go Dance (Foto: Erin Godancii/Facebook)

Erin Godanci ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e mërkurë) më datë 12.01.2022 në varrezat e Dragodanit, në ora 14:30. /Telegrafi/