LAJMI I FUNDIT:

Burri sulmon gruan, gruaja burrin, fëmijët babanë – pesë raste të dhunës në familje

Burri sulmon gruan, gruaja burrin, fëmijët babanë – pesë raste të dhunës në familje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rastet e dhunës janë në Prishtinë, Kaçanik, Malishevë, Rahovec.


Prishtinë 10.01.2022-23:58. Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuar kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 11.01.2022-15:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur familjarët e tij duke kërkuar nga ta para. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kaçanik 11.01.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. I dyshuari  pas pranimit të  trajtimit psikiatrik, është dërguar në mbajtje.

Malishevë 11.01.2022-13:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rahovec 11.01.2022-20:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-babin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori