Të pafajshëm janë deklaruar të pandehurit Valon Sadiku, Albion Sadiku dhe Valmira Muja-Sadiku, të cilët nga Prokuroria e Pejës po ngarkohen për shpërndarjen e narkotikut në Burgun e Dubravës.
Prokuroria pretendon se bashkëshortja e të pandehurit Valon, e akuzuara Valmira Muja-Sadiku dhe vëllau i tij Albion Sadiku, kishin bërë organizimin për t’ia dërguar në burg të Dubravës narkotikun të pandehurit Valon, i cili gjendet në vuajtje të dënimit.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Lumturije Vuqetaj, të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për akuzën që i vihen në barrë.
“Nuk mund të pranoj fajësinë sepse e kam patur për konsum personal dhe jo për ta shpërndarë në burg”, tha i akuzuari Valon.
Kurse pandehura Valmira shtoi se ajo nuk e kishte ditur se kishte patur drogë në jaknen të cilën ia kishte dërguar të pandehurit Valon në burgun e Dubravës.
“Nuk e pranoj fajësinë siç është përshkruar në aktakuzë”, tha i akuzuari tjetër Albion.
Duke qenë se Prokuroria e Pejës nuk kishte propozuar ndonjë dëshmitar të saj, gjykimi vazhdoj me ndëgjimin e dëshmitarit të propozuar nga mbrojtësi i të pandehurës Valmira, Haki Mavraj.
Dëshmitari Sabri Hamiti rrëfeu para trupit gjykues, se në ditën kritike në cilësinë e taksistit, i kishte dërguar në burgun e Dubravës të pandehurën Valmira dhe Albion, pasi ky i fundit e kishte kontaktuar.
Dëshmitari shtoi se të pandehurit në veturë kishin patur qese, mirëpo pa ditur se çfarë kishte në atë qese.
“Kanë patur këse me veti por se di se çka kanë pas se nuk i kishte lënë me hyp në kerr”, tha dëshmitari.
Ai shtoi se derisa kishte bërë transportimin e tyre për në Dubravë, të pandehurit nuk kishin biseduar për substanca narkotike.
Pas ndëgjimit të këtij dëshmitari, seanca u ndërpre për të vazhduar më 4 mars 2022, duke qenë se të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kërkuan kohë për të përgaditur mbrojtjen gjatë deklarimit të tyre.
Ndryshe, Valon Sadiku, Albion Sadiku dhe Valmire Muja Sadiku po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge”, raporton betimiperdrejtesi.
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë thuhet se me 11 qershor 2020, rreth orës 10:20, brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës, të akuzuari në bashkëveprim kanë shpërndarë substanca narkotike të llojit Marihuanë, në peshë prej 1.88 gram.
Kjo, sipas prokurorisë, pasi që i akuzuari Valon i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e lartcekur, ka porositur të akuzuarin Albion përmes telefonit që gjatë vizitës t’ia sjellin narkotikun.
Pasi që i akuzuari Albion e kishte siguruar narkotikun, bashkë me të akuzuarën Valmire e kanë organizuar mënyrën e dërgimit tek i akuzuari Valon, ashtu që të njëjtën e ka vendosur në paketim të mbështjella me platmas dhe e ka fshehur në një xhaketë me ngjyrë të kuqe. Sipas prokurorisë, e akuzuara kishte shkuar për të vizituar të akuzuarin Valon, me ç`rast në xhaketën e lartcekur ishte gjetur narkotikë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.88 gramë.
Me çka ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 31 dhe me nenin 275 par.1 pika 1.8, për të cilën parashihet dënimi me burgim prej 3 vite deri 15 vite burgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi