LAJMI I FUNDIT:

​Shqipëri, bashkëshorti vret gruan me kallashnikov

​Shqipëri, bashkëshorti vret gruan me kallashnikov

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Nenshat të Vaut të Dejës, qarku Shkodër.

Mësohet se një grua 40 vjeçare është vrarë me kallashnikov nga bashkëjetuesi i saj.

Autori i ngjarjes raportohet të jetë rreth 50 vjeç, njofton Tv Klan.


Ky i fundit, pasi vrau bashkëjetuesen, tentoi të vriste edhe veten, por ka mbetur i plagosur dhe është në Spitalin e Shkodrës në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e motiveve.

Paraprakisht dyshohet që krimi të ketë ndodhur pas një konflikti mes çiftit.

Informacioni paraprak i Policisë së Shkodrës:

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori