Nëse rrotulloheni në shtrat gjatë gjithë natës dhe nuk mund të flini fare, ndryshoni këto!
Keni probleme me gjumin, zgjoheni shpesh apo vuani nga pagjumësia?
Ne vazhdimisht dëgjojmë nga ekspertët se si gjërat që i konsumojmë, si ushqimi apo suplementet, ndikojnë në gjumin. Por ndoshta nuk e keni ditur se ajo që veshim në trup mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit!
Pizhamet dhe këmishët e natës janë një faktor i madh në mënyrën se si ne flemë, mirëpo nëse ato janë bërë nga materiali i gabuar, mund të shkaktojnë pagjumësi ose zgjim gjatë natës, transmeton Telegrafi.
Mjekja Nishi Bhopal, eksperte e gjumit, shprehet se ka materiale që ulin shanset për një gjumë të mirë, e gjitha kjo për shkak të mënyrës se si ato ndikojnë në temperaturën e trupit.
“Materialet natyrale do t’i përshtaten shumicës së njerëzve. Pambuku, liri dhe leshi lehtësojnë djersitjen dhe e lënë lëkurën të marrë frymë. Kjo na lejon të ndihemi të freskët kur është vapë gjatë natës dhe të mos zgjohemi për shkak të vapës”, tha ajo.
Kur përgatitemi për gjumë, trupi do ta ulë temperaturën për disa gradë, ndaj është e rëndësishme që të mos “vlojmë” gjatë natës sepse do të prishet ekuilibri. Materialet që janë shumë të nxehta ose pjesët e rrobave të gjumit që shtrëngohen, do të shkaktojnë djersitje dhe do të rrezikojnë cilësinë e gjumit.
Pra, kurrsesi mos flini me pizhame apo me këmishë nate prej materialesh sintetike. Dhe nëse këmbët tuaja janë të ftohta gjatë natës, çorapet që vishni mund të kenë një kundër-efekt pas disa orësh gjumë.
“Shumë njerëz kanë çorape të ngrohta që u lejojnë të bien në gjumë më shpejt, veçanërisht nëse flenë në një dhomë me dikë që fryn më shumë erë dhe ftohtë. Më pas përpiquni t’i tërhiqni çorapet vetëm deri në gjysmën e këmbëve. Kjo do t’ju ngrohë këmbët, ndërsa nëse e keni nxehtë gjatë natës, me disa lëvizje të lehta të këmbëve, do t’i hiqni ato dhe do të vazhdoni të flini të qetë”, tha Bhopal. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër