LAJMI I FUNDIT:

Voziti 120km/h në zonën e kufizimit 40km/h, i merret patent shoferi 19-vjeçarit në Ferizaj

Voziti 120km/h në zonën e kufizimit 40km/h, i merret patent shoferi 19-vjeçarit në Ferizaj

Një 19-vjeçar është dënuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti kishte vozitur më shpejtësi 121 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h.

Sipas komunikatës për medie, E.M, 19-vjeçar, kishte drejtuar një automjet të udhëtarëve në rrugën “Gursel e Bajram Selmani”, duke shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim të shpejtësisë.

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 121 km/h”, thuhet në komunikatë.


Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,  për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e PK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Lajme
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Kalo në kategori