LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Lirije Qerimajt, nesër protestohet në Skenderaj

Vrasja e Lirije Qerimajt, nesër protestohet në Skenderaj

Nesër në mesditë në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e djeshme të Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt.

Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës dhe nis në ora 12:00 nga sheshi “Adem Jashari”, për të vazhduar te Gjykata, ndërsa marshi përfundon para stacionit policor.

“Nxori armën nga xhepi i jaknës dhe e goditi gjashtë herë” - Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan në Llaushë
Lexo po ashtu “Nxori armën nga xhepi i jaknës dhe e goditi gjashtë herë” - Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan në Llaushë

“Të dashur qytetare e qytetarë të komunës së Skenderajt. Ju ftojmë që nesër, 7 dhjetor, në ora 12:00 në Protestë paqësore kundër dhunës dhe vrasjes së grave! Ne dënojmë dhe protestojmë kundër vrasjes së djeshme të Zj.Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt. Nisja nga sheshi “Adem Jashari, për të vazhduar tek Gjykata ndërsa marshi përfundon para Stacionit të Policor. Ne si gra kërkojmë dënim maksimal për dorasin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/