Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpreh të enjten kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik.
Në një konferencë me gazetarë ai tha se është “shumë i shqetësuar me sanksionet kundër Milorad Dodikut dhe disa të tjerëve në Republikën Serbe”.
“Jam i shqetësuar për mënyrën e paraqitjes së sanksioneve por edhe për shpjegimet që janë përdorur për to”, tha ai, duke nënvizuar se sanksionet nuk janë zgjidhje.
“Nuk ka asnjë dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet me asnjë pikë të vetme, dhe nuk do t’i zbatojë sanksionet kundër pjesëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje e Hercegovinë dhe Republikën Serbe”, tha presidenti serb.
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik, me motivacionin “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshme ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore” të Bosnje e Hercegovinës.
Ende e përndjekur nga ndarjet etnike, Bosnja është në mes të krizës më të thellë politike që nga fundi i luftës së viteve të 90-ta, ndërsa Milorad Dodiku kërkon tërheqjen e Republikës Serbe nga forcat e armatosura, gjyqësori dhe sistemi tatimor i Bosnjës.
Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik tha të mërkurën se nuk merzitet për sanksionet amerikane, ndërsa nënvizoi se ato “do t’i afrojmë më shumë serbët me Rusinë dhe Kinën”.
Pas luftës së viteve të 90-ta që la pas vetes 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome, Republika Serbe dhe Federata e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhura nga një qeveri qendrore në Sarajevë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar kundër shpërbërjes së institucioneve shtetërore të Bosnjës, por ndërsa Washingtoni vendosi sanksionet, BE-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për të ndaluar Milorad Dodikun.
Po të mërkurën, Departamenti amerikan i Shtetit u ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara një zyrtari dhe një ish-zyrtari të Bosnje Hercegovinës, duke përmendur si motivacion “përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Departamenti i Shtetit shpalli përcaktimin publik për korrupsion të ish-presidentit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnje-Hercegovinës Milan Tegeltija dhe Kryetarin e Lëvizjes për Veprim Demokratik dhe Përfaqësuesin e Asamblesë Parlamentare Mirsad Kukiç. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025