LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Vitin e kaluar janë regjistruar mbi tetë mijë shkelje në trafikun rrugor

SPB Tetovë: Vitin e kaluar janë regjistruar mbi tetë mijë shkelje në trafikun rrugor

Vitin e kaluar (2021) në rrugët në rajonin e SPB Tetovë, më saktë në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugët rajonale dhe lokale në rrethin e Tetovës, si dhe në rrugët e Tetovës gjithsej 8164 automjete, përkatësisht drejtues mjetesh nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit dhe rregulloret që kanë të bëjnë me shpejtësinë maksimale të lejuar të lëvizjes.

Shumica e tejkalimeve janë të regjistruara në autostradë dhe magjistrale nga ana e automjeteve, ndër të cilat shpesh herë janë evidentuar edhe automjete që kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Për të gjithë vozitësit me shpejtësi të lartë janë përgatitur parashtresa në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe për këtë lloj kundërvajtje pritet të marrin gjoba përkatëse prej 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga madhësia e shpejtësisë së tejkaluar.

Nga ana tjetër vozitësit që kanë qenë tejet të shpejtë do të përballen me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit në afat nga tre muaj deri në një vit.


“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë edhe këtë vit vazhdon me aktivitete kontrolluese për shpejtësi dhe veçanërisht në orët e mbrëmjes kur është aktivizuar i ashtuquajturi “radari i natës” dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet. Aq më tepër që vitin e kaluar shpejtësia e pa përshtatur sipas kushteve të rrugës është shkaku më i shpeshtë i aksidenteve të trafikut në këtë zonë me gjithsej 299 aksidente, pasuar nga veprimet jo të duhura (227 aksidente)”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori