LAJMI I FUNDIT:

Suedezët me agjenci për mbrojtjen psikologjike kundër rusëve

Suedezët me agjenci për mbrojtjen psikologjike kundër rusëve

Suedia ka krijuar një agjenci të re, detyra e së cilës do të jetë të mbrojë vendin nga dezinformimi, propaganda dhe lufta psikologjike.

Kjo është e fundit në serinë e përpjekjeve të autoriteteve suedeze për ta kthyer nivelin e mbrojtjes ushtarake dhe civile në “shkallën e Luftës së Ftohtë”, shkruan gazeta britanike thetelegraph.

Hapja zyrtare e Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes Psikologjike erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti finlandez, Sauli Ninisto akuzoi Rusinë për “ndërhyrje në sovranitetin e disa vendeve anëtare të BE-së si Suedia dhe Finlanda”, duke u kërkuar atyre garanci se nuk do të lejonin NATO-n të zgjerohet më në lindje.


“Dezinformimi është një kërcënim për demokracinë suedeze, ligjvënësit tanë dhe pavarësinë tonë”, tha Ministri i Brendshëm suedez, Mikael Damberg në një konferencë shtypi në tetor të vitit 2021, duke njoftuar se Henrik Landerholm, ish-zëvendës dekan i Universitetit Ushtarak Suedez, do të drejtonte agjencitë e reja.

Në konferencë, Damber tha se detyra e parë e agjencisë së re do të jetë mbrojtja e zgjedhjeve në Suedi nga ndikimet e ndryshme që ishin veçanërisht të dukshme gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitet 2016 dhe 2021.

Më pas, Landerholm shënoi Rusinë, Kinën dhe Iranin si vendet që përhapin më shumë dezinformata të drejtuara kundër Suedisë, dhe shtoi se qëllimi i kësaj propagande ishte shpesh thjesht të provokonte ndarje në shoqëri dhe të minonte besimin në qeveri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Evropa
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Ngrirja e ndihmave të huaja nga Trump sjell kaos në media dhe gazetari në mbarë botën

Ngrirja e ndihmave të huaja nga Trump sjell kaos në media dhe gazetari në mbarë botën

Amerika
Kalo në kategori