LAJMI I FUNDIT:

Doza e katërt e vaksinës rrit pesëfish antitrupat, sipas një studimi në Izrael

Doza e katërt e vaksinës rrit pesëfish antitrupat, sipas një studimi në Izrael

Një dozë e katërt e vaksinës anti-COVID rrit pesëfish antitrupat një javë pas administrimit të vaksinës, tha të martën kryeministri izraelit, Naftali Bennet, duke cituar gjetjet preliminare të një studimi atje.

“Një javë pas dozës së katërt ne e dimë me një shkallë më të lartë sigurie se doza e katërt është e sigurt”, tha Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba, transmeton Telegrafi.

“Lajmi i dytë: ne e dimë se një javë pas administrimit të dozës së katërt, ne shohim një rritje pesëfish të numrit të antitrupave tek personi i vaksinuar”, tha ai.


“Kjo me gjasë nënkupton se mund të ketë një rritje të konsiderueshme kundër infeksionit dhe… shtrimit në spital dhe simptomave (të rënda), u shpreh Bennett.

Izraeli deri më tani ka regjistruar 1.4 milionë raste nga coronavirusi dhe më shumë se 8 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Worldometer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori