LAJMI I FUNDIT:

Për dy ditë tetë raste të dhunës në familje

Për dy ditë tetë raste të dhunës në familje

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës më 2 dhe 3 janar.

Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastet e paraqitura, ndërsa bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor, transmeton Telegrafi.

Në bazë të raportimeve, janë gratë ato që kanë pësuar dhunë nga bashkëshortet e tyre.


Më poshtë rastet e ndara të dhunës sipas raportit të Policisë:

Fushë Kosovë 02.01.2022 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në mënyrë sistematike ka ushtrua dhunë ndaj bashkëshortes së tij f/kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë 03.01.2022-10:27. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e djalit. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë . E dyshuara nuk është takuar në lokacionin e saj.

Lipjan 02.01.2022-17:05.Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj kosovar i njëjti i kishte marr pasaportën e fëmijës së tyre dhe ishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 03.01.2022 – 00:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj kosovar është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Rasti në hetime.

Fushë Kosovë 03.01.2022-16:00 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj kosovar, në mënyrë sistematike është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 03.01.2022-16:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht bashkëshorten e tij kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje

Istog 03.01.2022-13:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Klinë 02.01.2022 -20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. I dyshuari kishte larguar dhunshëm viktimën nga shtëpia e tyre, dhe e kishte kanosur verbalisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori