Në Shqipëri, dhjetori regjistroi një rënie si të rasteve të reja ashtu dhe të viktimave nga Covid 19.
Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se përgjatë gjithë muajit pati 10.533 të infektuar, niveli më i ulët që pas muajit korrik. Krahasuar me muajin nëntor, bëhet fjalë për një rënie me 28.3 përqind. Mesatarja ditore ishte me 339 të prekur.
Tkurrja e rasteve të reja, ka ardhur ndërkohë që testimet u rritën lehtë me 3.6 përqind, duke u ngjitur në kuotën e 90.540 tamponëve, ose mesatarisht 2920 testime në ditë. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) zbriti në nivelin e 11.6 përqind, ose 5.1 pikë përqindje më pak. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Gjatë muajit dhjetor u konfirmuan dhe dy rastet e para të variantit Omicron.
Edhe rastet e vdekjeve shënuan një rënie të ndjeshme. Në total gjatë muajit të kaluar u shënuan 117 viktima, ose 31.2 përqind më pak se në muajin nëntor. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të katër muajve të fundit. Numri më i lartë i jetëve të humbura u rregjistrua në javën e tretë (14-20 dhjetor) me 32 viktima, ndërsa data 15 dhjetor, ishte dita me më shumë vdekje, 8 qytetarë që kishin humbur jetën.
Në spitale situata erdhi gjithashtu duke u përmirësuar. Ndërsa në 30 nëntor ishin 169 pacientë nga të cilët 15 në terapi intensive, në ditën e fundit të dhjetorit të shtruar kishte 90 persona nga të cilët 10 në gjendje kritike.
Në fund të muajit të kaluar, në të gjithë vendin ishin 6419 raste ende aktive, ose 275 më pak krahasuar me fundin e nëntorit.
Edhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2020, situata është po ashtu më e mirë, me 9 mijë raste e 247 vdekje më pak. Një vit më parë, pozitiviteti ishte në kuota tejet shqetësuese, në 27.3 përqind. Edhe rastet aktive janë më shumë se tre herë më pak. Në fund të dhjetorit 2020 , kishte 23.448 persona që rezultonin ende të prekur nga virusi.
Por ditët e fundit të muajit të kaluar dhe ato të fillimit të janarit, duket se po tregojnë një tendencë përkeqësimi. Gjatë javës së fundit (28 dhjetor-3 janar) rastet e reja kërcyen me 68.8 përqind më shumë duke kapur shifrën e 3343 të infektuarve.
Një pjesë e rritjes i detyrohet dhe faktit se testimet po ashtu ishin më të shumta, +21.9 përqind. Por megjithatë, nivelit më i lartë i pozitivitetit, +3.5 pikë përqindje më shumë, duke kapur nivelin e 12.5 përqind, dëshmon një panoramë që nuk i përgjigjet ecurisë së javëve të fundit.
Në tre ditët e fundit po ashtu është vënë re dhe një përkeqësim i lehtë situatës në spitale, ku nga data 31 dhjetor deri 3 janar, ka 20 pacientë më shumë, ose 110 të shtruar nga të cilët 15 në gjendje kritike. Në të kundërt, gjatë javës së fundit numri i vdekjeve ra në një total prej 21 viktimash, nga 29 jetë të humbura në javën pararendëse, njofton voa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa