LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth plagosjes së 34 vjeçarit në Shkodër

Detaje rreth plagosjes së 34 vjeçarit në Shkodër
Foto: Ilustrim

Vinçens Piroli 34-vjeç u plagos mbrëmjen e kësaj të hëne me armë zjarri. Ai u paraqit i lënduar në spitalin e Lezhës ku deklaroi se është qëlluan nga persona të panjohur në Shkodër.

Një person ende i paidentifikuar e dërgoi në spitalin e Lezhës për ndihmë, ndërsa më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Por dihet fakti, që Piroli me origjinë është nga Sanxhaku, Kurbin është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mali i Zi e kërkon pasi Vinçens Pirolin së bashku me Dorjan Lalën akuzohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.


Plagoset një 34 vjeçar në Shkodër
Lexo po ashtu Plagoset një 34 vjeçar në Shkodër

Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi. Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen. E ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, Piroli lëvizte lirisht dhe sonte u qëllua duke mbetur i plagosur, ndërsa tashmë ndodhet në duart e drejtësisë. /abcnews.al