LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja skandaloze në Serbi: Policët festuan me këngë çetnike si në kohën e Millosheviqit

Publikohet videoja skandaloze në Serbi: Policët festuan me këngë çetnike si në kohën e Millosheviqit

Videoja skandaloze e pjesëtarëve të Drejtorisë së Policisë së Pribojit dëgjohen duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq.

Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë dhe është realizuar në një restorant gjatë festës së Vitit të Ri.


Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka reaguar për këtë mënyrë festimi, ndaj duket se glorifikimi i gjenocidit dhe thirrjet për krime të reja nuk i ka shqetësuar autoritetet shtetërore të Serbisë.

Kujtojmë se Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Ndryshe, kujtojmë se gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, policët serbë u frymëzonin me vargje të tilla për të kryer gjenocid edhe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori