LAJMI I FUNDIT:

Natën e Vitit të Ri u dogjën 874 vetura në Francë

Natën e Vitit të Ri u dogjën 874 vetura në Francë

Gjithsej 874 automjete u dogjën në të gjithë Francën në natën e Vitit të Ri “si pjesë e një tradite prej disa dekadave”.

Por me kufizimet e lidhura me coronavirusin në fuqi, kjo shifër është më e ulët se në vitet e mëparshme, sipas ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin.

Gjithsej 1,316 vetura u dogjën në vitin 2019, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Ministria e Brendshme të shtunën, raporton cnn.


Megjithatë, më shumë njerëz u morën në pyetje sesa në vitet e mëparshme, gjegjësisht 441 u arrestuan krahasuar me 376 në vitin 2019.

Në Strasburg, në Francën verilindore, 31 persona u morën në pyetje pasi automjetet dhe koshët e plehrave u dogjën.

Gjashtë nga të pyeturit ishin të mitur që thyen shtetrrethimin, ndërsa të tjerët ishin të lidhur me zjarrvënie të dyshuar, sipas autoriteteve në Strasburg, të cilët gjithashtu konfirmuan se katër oficerë policie pësuan lëndime të lehta.

Pavarësisht kufizimeve të coronavirusit, në departamentin Yonne të Francës qendrore, autoritetet thanë se një festë e paligjshme me 1,500 njerëz ishte ende duke u zhvilluar që nga mesdita e së shtunës me orën lokale me forcat e policisë në vend që përpiqeshin të kontrollonin situatën, thanë autoritetet në një deklaratë.

Një hetim do të hapet për “organizim të paligjshëm të një tubimi muzikor festiv”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori