Vetëm 40 për qind e popullsisë në Maqedoni është vaksinuar, reagon OBSH

Vaksinimi i popullsisë eci me ritme më të ngadalta gjatë këtij viti, pavarësisht pritshmërive dhe masave që u ndërmorën për të përshpejtuar procesin, ndërsa arritja e imunitetit kolektiv është ende larg. As 50 për qind e popullsisë nuk konsiderohet e vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Për këtë situatë ka shprehur shqetësim Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH ka njoftuar dje se nuk arriti të përmbushë objektivin për vaksinimin e 40 për qind të popullsisë në çdo vend deri në fund të vitit. Nga 194 shtetet anëtare të OBSH-së, afërsisht gjysma nuk do të përmbushin objektivin, pasi në rreth 40 vende, as 10 për qind e popullsisë nuk është e imunizuar.
OBSH ka fajësuar për këtë situatë akumulimin e vaksinave, veçanërisht në mesin e pak vendeve të pasura perëndimore që tashmë po kryejnë vaksinime shtesë. Në Maqedoni numri i përgjithshëm i të vaksinuarve deri më 29 dhjetor është 838,987 persona. Në analizën e Institutit të Shëndetit Publik, thuhet se me një dozë janë vaksinuar 51 për qind e popullsisë mbi 18 vjeç. Me dy doza, ose të vaksinuar plotësisht tek popullsia mbi 18 vjeç janë 49, 7 për qind, përkatësisht 45.9 tek popullsia mbi 12 vjeç. Shtrirja e vaksinimit tek popullsia e përgjithshme e vendit është 40 për qind.
“Shtrirja e vaksinimit tek popullsia e aftë për punë 18 – 64 vjeç me një dozë vaksine është 46,7 për qind, ndërsa me dy doza nga kjo kategori janë vaksinuar 45, 1 për qind, ku 3,1 për qind kanë marrë dozën e tretë”, sqarohet në raportin më të fundit të ISHP. Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit me çdo vaksinë në dispozicion që është e sigurt. “Apelojmë që qytetarët të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsKov2”, thonë nga MSH. Nga ana tjetër shkalla e vaksinimit nuk është e barabartë kudo në Maqedoni. Interesimi më i vogël për vaksinat është regjistruar në rajonin Juglindor dhe Jugperëndimor. Qytetet si Negotinë (54,7për qind ), Kavadari dhe Gjevgjelia kanë një përqindje vaksinimi mbi 50 për qind, ndërsa më pak të vaksinuar, nën 30 për qind janë në Gostivar, Strumicë dhe Dibër, ku përqindja është nën 30. Strumica është qyteti me popullsinë më pak të vaksinuar 27,9për qind dhe Negotina me më së shumti. Në Shkup 38për qind e popullsisë i kanë marrë dy doza të vaksinave.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë është 223.739, janë shëruar 211.021 persona dhe 7.917 të tjerë kanë vdekur. Sipas analizës më të fundit të Ministria e Shëndetësisë (në periudhën 6 gusht deri më 23 dhjetor), në territorin e vendit rezultojnë pozitivë 66.857 qytetarë të testuar, nga të cilët 33për qind ishin të vaksinuar plotësisht (21.806 persona). Po ashtu 21 për qind e rasteve të vdekjeve gjatë kësaj periudhe kanë qenë të vaksinuar.
Deri më sot janë administruar në mbarë botën më shumë se 8.6 miliardë doza të vaksinave KOVID-1, por kryesisht në vendet më të pasura që mund të sigurojnë kontratat e tyre me prodhuesit e vaksinave. Dhjetëra vende varen nga rezervat e Kovaks, një program i shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga OKB-ja që synon të japë vaksina në vendet më të varfra. Vendet e prosperuara janë kritikuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbështetur shpërndarjen e drejtë globale të vaksinave përmes Kovaks. Të dhënat japin një pamje katastrofike. OBSH thotë se rreth 171 doza të vaksinës për 100 banorë janë administruar në Gjermani, pak më pak se 2.7 në Madagaskar dhe 0.32 në Republikën Demokratike të Kongos. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri