LAJMI I FUNDIT:

Pas pensionit ish futbollist i Real Madridit, Fabio Coentrao merret seriozisht me peshkim, një profesion i trashëguar nga babai

Pas pensionit ish futbollist i Real Madridit, Fabio Coentrao merret seriozisht me peshkim, një profesion i trashëguar nga babai

Futbollisti portugez, Fabio Coentrao i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 33-vjeçare dhe sot ish-mbrojtës i Real Madridit është duke u marrë me peshkim dhe thotë është shumë i lumtur.

Coentrao e filloi karrierën në Portugali, më saktë në klubin Rio Ave dhe më pas në vitin 2007 kaloi te Benfica.


Ai tërhoqi interesin e Real Madridit, ku kali në vitin 2011 pasi spanjollët paguan 30 milionë euro.

Pas kësaj ai luajti si huazim në Monaco, Sporting dhe Rio Ave, ndërsa vitin e kaluar i dha fund karrierës në futbollin profesional.

“Njerëzit që e duan detin dhe që duan të përjetojnë eksperienca të reja në jetë duhet të ndjekin vullnetin dhe ëndrrat e tyre. Kjo është një punë për brezat e rinj. Jeta në det nuk është turp siç mendojnë shumë”.

“Është një punë si çdo tjetër. Dhe jo vetëm kaq, deti është i bukur dhe kjo është ajo që na duhet. Disa njerëz duhet të punojnë këtu. Këta njerëz duhet të respektohen, si dhe njerëzit e profesioneve të tjera”, ka thënë Coentrao për Empower Brand Channel.

Ai tutje tregoi se pse kaq shumë i pëlqen deti, duke zbuluar se aty ka shkuar që i vogël.

“Kam ardhur këtu që nga lindja. Babai im kishte një varkë, ai peshkonte dhe mua më pëlqente të rrija me të. Sa herë që kisha kohë, vija këtu. Jeta ime është deti. Deti dhe peshkimi”.

“Sigurisht, e dija që futbolli do të përfundojë një ditë dhe se do të më duhet një drejtim i ri në jetë. Kjo anije është lumturia ime dhe kjo është jeta që dua të bëj”, ka thënë ish-futbollisti i Real Madridit.

Coentrao ka lindur në qytetin Vila do Conde, i cili është i famshëm për peshkimin.

Ai bleu varkën e tij të parë kur luante për Real Madridin dhe tani ka 45 njerëz që punojnë për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori