LAJMI I FUNDIT:

Arjanit Fazlija, ylli që po shkëlqen te Kosova U-17

Arjanit Fazlija, ylli që po shkëlqen te Kosova U-17

Futbolli mbetet sporti më i dashur i shqiptarëve, si në vend ashtu edhe i atyre që janë rritur në vendet evropiane.

I tillë është edhe mesfushori Arjanit Fazlija, djaloshi i lindur në Koln të Gjermanisë më 5 shkurt të vitit 2005, që po mbron me sukses të madh ngjyrat e Kosovës U-17.


Me një shtatë të lartë për moshën që ka, ai vërehet mes moshatarëve të tij që i vogël.

“Futbollin e kam filluar që në moshë të vogël. Futbolli ishte sporti më i dashur për mua dhe talenti që kisha më ka ndihmuar që ta dallohem. Edhe prindërit kanë luajtur një rol të madh në ndërtimin tim deri më tani”, ka thënë fillimisht Fazlija për Telegrafin.

Arjanit Fazlija në aksion kundër Schalke 04

Ai luan në Bundesliga U17 me klubin FC Hennef, ku me paraqitjet e tij ka tërhequr  vëmendjen edhe të klubeve tjera.

“Jam pjesë e Hennef dhe luaj në Bundesliga tash e dy vite, ku jam edhe kapiten. Jam i kënaqur me punën që bëhet këtu, por normalisht që synoj të kaloj në ndonjë klub më të madh. Ka interesim, por nuk do të ngutem për të bërë hapin e radhës”, thekson Arjaniti.

Arjanit Fazlija në ndeshje me Kosovën

Ftesa e Kosova, paraqitjet dhe sukseset

Arjaniti është pjesë e Kosovës që nga viti 2017, ku nuk kishte hezituar aspak që të bashkohet dhe tani sukseset janë pjesë e karrierës së tij.

Ai ishte pjesë e Kosovës U17 dhe luan në të gjitha pozitat e mesfushës, ndërsa korri suksese të madh në Austri, ku kaluan në ‘Elite Raund’.

Kosova U17 mposhti Austrinë dhe Ishujt Faroe, ndërsa pësoi nga Sllovenia, por ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje.

Arjanit Fazlija me numër 17 në ndeshje me Kosovën

“Kemi bërë një turne të madh. Me angazhimin e të gjithëve arritëm që të kalojmë tutje. Jam shumë i kënaqur me pritjen dhe mbështetjen që me japin bashkëlojtarët dhe trajneri Arsim Abazi. Tani në mars do t’i kemi ndeshjet kualifikuese ku po i pres me padurim, pasi kemi ende shumë për të treguar si ekip”, deklaroi shtatlarti i mesfushës.

Arjanit me krenari thotë se i mbron ngjyrat e Kosovës dhe gjithmonë është i gatshëm, ndërsa ëndërr mbetet që një ditë të luajë për Kosovën A.

Arjanit Fazlija në ndeshje ndaj Turqisë

“Jam shumë krenar që mbroj ngjyrat e Kosovës. Është ndjenjë e pa përshkruar. Punoj shumë që një ditë të luaj për ekipin A të Kosovës, që do të ishte një përmbushje e ëndrrës time”, përfundoi Fazlija.

Familje sportistësh

Për të qëndruar në formë për Arjanitin kujdeset edhe vëllai i tij Ardiani, i cili është trajner me licencë B të UEFA-s.

Vëllezërit punojnë shumë bashkë dhe Ardiani e ndihmon jashtë stërvitjeve për të mbajtur formën, por edhe për tu përmirësuar në lojën e futbollit.

Arjanit Fazlija, kapiten te Hennef

Arjaniti thotë se puna me Ardianin e ka ndihmuar shumë dhe se është me fat që e ka afër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori