LAJMI I FUNDIT:

Nëna e dy djemve të vrarë në tragjedinë e familjes shqiptare në Gjermani zgjohet nga koma artificiale

Nëna e dy djemve të vrarë në tragjedinë e familjes shqiptare në Gjermani zgjohet nga koma artificiale

Ajo i mbijetoi vrasjes së tmerrshme të të shoqit, por ende nuk është gati të merret në pyetje.

Në Ditën e Krishtlindjeve, në një shtëpi të një familje shqiptare në një qytet afër Hamburgut, mjeshtri Flamur R. (44) qëllon dy djemtë e tij (11, 13) dhe gruan e tij Advije R. (38), pastaj veten.


Nga kjo tragjedi mbijetoi vetëm Advije R., e shtrirë në spital me disa plagë me armë zjarri.

Dhe tani ajo është zgjuar nga koma artificiale, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.

Detaje të reja pas vrasjes së trefishtë në një familje shqiptare në Gjermani, fëmijët kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020
Lexo po ashtu Detaje të reja pas vrasjes së trefishtë në një familje shqiptare në Gjermani, fëmijët kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020

Si e priti vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu babanë në aktin e tij gjakatar, 38-vjeçarja nuk mund të pyetet ende.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende në gjendje për diçka të tillë”, tha kryeprokurorja Ulla Hingst të enjten.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në mbrëmjen e 26 dhjetorit vonë, para se të qëllonte veten në armë.

Advije R. u plagos rëndë në spital me disa plagë me armë zjarri dhe fillimisht ishte në gjendje kome artificiale.

E konfirmojnë mediat gjermane, tragjedia ndodhi në një familje shqiptare - një burrë dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur, një grua e plagosur rëndë
Lexo po ashtu E konfirmojnë mediat gjermane, tragjedia ndodhi në një familje shqiptare - një burrë dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur, një grua e plagosur rëndë

Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur R. ka tërhequr këmbëzën e armës të paktën tetë herë.

“Tetë gëzhoja u gjetën në shtëpi”, tha Hingst.

Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte leje armësh dhe motivi i tij mbetet i paqartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori