LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja pas vrasjes së trefishtë në një familje shqiptare në Gjermani, fëmijët kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020

Detaje të reja pas vrasjes së trefishtë në një familje shqiptare në Gjermani, fëmijët kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020

Në Ditën e dytë të Krishtlindjes, mjeshtri Flamur R. (44) qëllon dy djemtë e tij (13/11) dhe gruan e tij Advije R. (38). Më pas ai qëllon veten.

Dhe nga kjo tragjedi ka mbijetuar vetëm nëna – e plagosur rëndë në spital.


Por pse Flamur R. ua mori jetën me gjakftohtësi dy djemve të tij?

Familja jetonte në këtë shtëpi në Glinde, në lindje të Hamburgut

Sipas mediumit gjerman Bild.de, përcjell Telegrafi, tashmë dihet se në familjen shqiptare ka pasur shpesh debate.

E konfirmojnë mediat gjermane, tragjedia ndodhi në një familje shqiptare - një burrë dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur, një grua e plagosur rëndë
Lexo po ashtu E konfirmojnë mediat gjermane, tragjedia ndodhi në një familje shqiptare - një burrë dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur, një grua e plagosur rëndë

Flamur R. mësohet se ka qenë gjaknxehtë sipas fqinjëve. Mësohet se në të kaluarën ai ka kërcënuar edhe të afërmit të cilët e kanë denoncuar në polici.

Të dy djemtë (13/11) që u vranë

Sipas zyrës së mirëqenies për të rinjtë, djemtë e tij gjithashtu e kishin thirrur policinë në mars të vitit 2020 në një debat të ashpër mes prindërve të tyre.

Sabine Schmidt nga kjo zyrë ka thënë: “Si rezultat, më 24 mars 2020 morëm një raport nga policia për dhunën në familje në familje”.

Një burrë dhe dy fëmijë gjenden të vdekur, një grua e plagosur rëndë – detaje të ngjarjes tragjike në një qytet afër Hamburgut në Gjermani
Lexo po ashtu Një burrë dhe dy fëmijë gjenden të vdekur, një grua e plagosur rëndë – detaje të ngjarjes tragjike në një qytet afër Hamburgut në Gjermani

Pastaj autoriteti në fjalë thuhet se u përpoq të fliste me familjen.

Nga të shtënat me armë zjarri është qëlluar edhe gruaja dhe nëna Advije R. (38).

Schmidt tregon: “Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm asnjë tregues për ndonjë rrezik për mirëqenien e fëmijës”.

Në pjesën e fundit, Bild.de shkruan se përshkallëzimi në shtëpinë në Glinde, afër Hamburgut – me sa duket nuk ishte i parashikueshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori