LAJMI I FUNDIT:

Batiset një shtëpi në Istog, policia konfiskon armë dhe fishekë

Batiset një shtëpi në Istog, policia konfiskon armë dhe fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:20, në fshatin Suhogerllë-Istog, sektori i hetimeve të stacionit policor në Istog, në mbështetje nga patrulla e njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH) kanë vepruar ne bazë të urdhëresës për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit: N. K. lindur me 1973.

“Tek personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: 1 (një) Pushkë automatike AK-47 kal.7.62, 2 (dy) Karikator të së njëjtës armë, 1 (një) Fishekë të kalibrit 7.62mm, 1 (një) Pushkë gjuetie model KARATAY Magnum kal. 12 GA, dhe 26 (njëzetegjashtë) fishek të njëjtës Pushkë të kalibrit 12 mm”, thuhet në njoftim.

I dyshuar është arrestuar dhe intervistuar, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit i dyshuari lirohet dhe rasti dërgohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/