LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri pesë viktima dhe 547 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri pesë viktima dhe 547 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 547 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 298 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë.


Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 239. Janë 5.506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Gramshi 64-vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76-vjeç, një qytetar nga Durrësi 78-vjeç, një qytetar nga Tirana 86-vjeç, një qytetar nga Lushnja 88-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 208.899 raste, prej tyre 200.181 janë shëruar, 5.506 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.212 pacientë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori