LAJMI I FUNDIT:

Dështon edhe në rundin e tretë zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses, konkursi do të përsëritet

Dështon edhe në rundin e tretë zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses, konkursi do të përsëritet
Foto: Arkiv

Edhe raundi i tretë i votimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka përcaktuar përfundimisht se cilët do të jenë dy gjyqtarët e Kushtetueses.

Në këtë raund votimi kandidatë ishin Etrur Maloku, Bardh Bokshi dhe Hilmi Jashari.

Në procesin e votimit morën pjesë 79 deputetë, prej tyre 5 vota ishin të pavlefshme.


Etrur Maloku mori 43 vota, Bardh Bokshi 41 vota dhe Hilmi Jashari 18 vota, duke mos arritur asnjëri prej tyre të merr votat e mjaftueshme.

Kuvendi dështon të zgjedhë edhe në raundin e dytë dy gjyqtarë për Kushtetuese
Lexo po ashtu Kuvendi dështon të zgjedhë edhe në raundin e dytë dy gjyqtarë për Kushtetuese

Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm në seancë dhe që votojnë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka marrë votat e mjaftueshme, atëherë do të përsëritet konkursi për të dy këto pozita.

Ndryshe, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës nuk do të vazhdojë sot dhe Konjufca tha se për vazhdimin e seancës së sesionit pranveror do të përcaktohet në një mbledhje të kryesisë së Kuvendit që do të mbahet paraprakisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori