LAJMI I FUNDIT:

Ava Max është dëgjuar mbi 1.6 miliard herë gjatë vitit 2021 dhe është artistja më e transmetuar në radiot amerikane

Ava Max është dëgjuar mbi 1.6 miliard herë gjatë vitit 2021 dhe është artistja më e transmetuar në radiot amerikane

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ava Max, po e përmbyll vitin 2021 me suksese të shumta.

Ajo gjatë këtij viti është dëgjuar nga mbi 1.6 miliard dëgjime në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej faqeve të fansave të publikuar në Twitter, të cilin më pas shqiptarja e ka rishpërndarë në InstaStory.


Foto: Ava Max/InstaStory

“Ava Max e mbyll vitin 2021 duke grumbulluar mbi 1.6 miliard dëgjime në Spotify, 35 milionë dëgjues të përmuajshëm, 1.3 miliard shikime në YouTube, në top 50-shen e hiteve në Billboard Hot 100, me numrin nëntë për këngën më të transmetuar në radiot amerikane dhe artistja më e transmetuar në radio amerikane nga Atlatnic Records”, thuhet në këtë njoftim.

Me të parë këtë, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” nuk mundi t’iu besojë syve.

Foto: Ava Max/Instagram

“Kjo është çmenduri, faleminderit për mbështetjen ndaj meje dhe muzikës time në mënyrën si e bëni”, shkroi këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi.

Ava Max fitoi famë falë projektit të saj muzikor shumë të suksesshëm “Sweet but Psycho” në vitin 2018, dhe nga atëherë nuk është ndalur me publikimin e hiteve të njëpasnjëshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori