LAJMI I FUNDIT:

​Njësia B2 pritet të kthehet në prodhim rreth datës 20 janar

​Njësia B2 pritet të kthehet në prodhim rreth datës 20 janar

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut Nagip Krasniqi ka vizituar sot TC Kosova B, ku është informuar për së afërmi mbi punimet në njësinë prodhuese të njësisë B2, për të cilën tha se pritet të kthehet në prodhim rreth datës 20 janar 2022.

Në bllokun B2 po zhvillohen punime nga stafi menaxhues i TC-B , ekipi i ekspertëve të KEK-ut për identifikimin dhe sanimin e defekteve, si dhe nga eksperti- monitorues i “General Electric”.

Krasniqi me këtë rast ka falënderuar stafin e TC Kosova B, të cilët janë duke u angazhuar në sanimin defekteve të njësisë B2.


“Me këtë rast njoftoj opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët”, tha ai.

Krasniqi ka folur edhe rreth gjendjes aktuale të prodhimit në KEK.

“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese të TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MW/h energji elektrike) dhe me njësinë B1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MW/h, energji elektrike). Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike”, tha ai.

Krasniqi tha se opinioni do të informohet me kohë lidhur me të gjitha punimet për kthimin në punë të bllokut B-2.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori