Zv. kryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së. Ai shprehu falënderim të veçantë për ish-presidentin Zoran Zaev dhe të gjithë anëtarët e partisë.
“Kam punuar me ndershmëri dhe përkushtim në një periudhë të vështirë për partinë. Sot LSDM është partia më e madhe, më moderne, më e digjitalizuar, më dinamike dhe evropiane.
Pas 18 vitesh, LSDM dhe koalicioni fituan zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar. I uroj kryetarit Kovaçevski dhe lidershipit të ri shumë mençuri, unitet, përkushtim dhe ruajtje të vlerave. Kjo më jep mundësinë për të zgjedhur një Sekretar të ri të Përgjithshëm në përputhje me konceptin e kryetarit Kovacevski. Për angazhimin e tij të mëtejshëm në politikë dhe shoqëri, lë kohën për të treguar. Aksesueshmëria, ndershmëria, qasja e ndershme dhe e përgjegjshme ndaj punës, mbajtja e fjalës dhe premtimit, përkrahja dhe përkushtimi për vepra të mira për të gjithë pa ndarje të qytetarëve mbi asnjë bazë mbeten vlera dhe përpjekje kyçe në kryerjen e çdo pozite dhe përgjegjësie”, thuhet në dorëheqjen me shkrim të Nikollovskit të dorëzuar në LSDM.
Më herët gjatë ditës, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dha dorëheqjen si nënkryetar i partisë, duke njoftuar se nuk kishte ndërmend të ishte pjesë e kryesisë së re./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit