LAJMI I FUNDIT:

Raporti i COVID-19, konfirmohen vetëm katër raste të reja

Raporti i COVID-19, konfirmohen vetëm katër raste të reja
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.


Në total numri i rasteve aktive është 343.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/