Në botë janë regjistruar më shumë anulime fluturimesh të lidhura me pandeminë COVID-19, duke krijuar atmosferë të mjerueshme për mijëra njerëz në fund të vitit.
Sipas të dhënave të faqes FlightAware, më shumë se 1,400 fluturime janë anuluar më 27 dhjetor, derisa Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë destinacionet e goditura më së keqi.
Kompanitë ajrore amerikane kanë thënë se anulimet janë rezultat i testimit të anëtarëve të stafit që kanë rezultuar pozitivë, ose është dashur të izolohen.
Hong Kongu ka ndalur të gjitha fluturimet me Korenë Jugore për dy javë, pas identifikimit të rasteve pozitive në mesin e udhëtarëve nga ky shtet. Në total, më shumë se 8,000 fluturime janë anuluar prej të premtes, kur edhe ka nisur të festohet Krishtlindja.
Ndonëse numri i fluturimeve të anuluara është i vogël në krahasim me totalin e atyre që janë realizuar, kjo shifër është më e lartë sesa zakonisht dhe vjen në kohën kur shumë njerëz udhëtojnë për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.
Ndërkohë, autoritetet amerikane janë duke vëzhguar dhjetëra anije, në të cilat ka raste pozitive me COVID-19, teksa po lundrojnë në ujërat amerikanë.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, disave u është mohuar ankorimi në portet e Karaibeve. Numri i rasteve të infektimit me Coronavirus është duke prekur nivele rekorde në gjithë botën, kryesisht për shkak të variantit Omicron. Pavarësisht gjetjeve të fundit se Omicron përcillet me simptoma më të lehta sesa variantet tjera, shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i madh i rasteve të raportuara.
Kush u godit më së shumti nga anulimet e fluturimeve?
Shumica e fluturimeve të anuluara të hënën janë të kompanive kineze, sipas FlightAware. Aty përfshihen China Eastern me 368 fluturime të anuluara dhe Air China me 141. Aeroportet në Pekin dhe në Shangai duket se janë goditur më së keqi me gati 300 fluturime të anuluara në kombinim. Autoritetet kineze nuk e kanë komentuar ende këtë situatë.
Aeroporti i qytetit kinez, Xi’an, është po ashtu në listë. Më shumë se 13 milionë njerëz në këtë qytet janë izoluar, teksa autoritetet tentojnë të luftojnë një shpërthim të Coronavirusit.
Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë më të goditura janë United me 84 anulime dhe JetBlue me 66. Kompania United ka paralajmëruar javën e kaluar se rritja e rasteve të infektimit ka pasur “ndikim të drejtpërdrejtë në staf” pasi shumë njerëzve u është kërkuar të vetizolohen pas kontaktit me persona të infektuar. Varianti Omicron tani është variant dominues në SHBA.
Por edhe moti i ligë është faktor në këtë situatë. Bora ka shtyrë realizimin e disa fluturimeve në Washington ditën e diel. Në Mbretëri të Bashkuar janë anuluar 42 fluturime.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, prej shpërthimit të pandemisë, në gjithë botën janë regjistruar 280 milionë raste të infektimit.
Përgjatë kësaj periudhe është raportuar edhe për 5.4 milionë vdekje të lidhura me këtë virus. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos