LAJMI I FUNDIT:

Punëtori i lënduar nga shpërthimi në KEDS është jashtë rrezikut për jetë

Punëtori i lënduar nga shpërthimi në KEDS është jashtë rrezikut për jetë
FOTO: ILUSTRIM

Gjendja e punëtorit të KEDS-it, i cili u lëndua sot nga një shpërthim, është jashtë rrezikut për jetë, por pacienti ka lëndime serioze.

Kjo është konfirmuar edhe nga Nerxhivane Halimi, kujdestare në Qendrën Emergjente.

“Rreth orës 13:50 na ka ardhur një pacient me djegie. Pacienti është duke u trajtuar ende dhe po vazhdon trajtimin në Kirurgjinë Plastike. Lëndimet janë serioze, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë mjekja kujdestare, njofton klankosova.


Shpërthim në nënstacionin e KEDS-it në Prishtinë, një punëtor i lënduar
Lexo po ashtu Shpërthim në nënstacionin e KEDS-it në Prishtinë, një punëtor i lënduar

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur në zyrat qendrore të KEDS-it në Prishtinë, ku një person është lënduar.

KED-s kishte bërë të ditur se gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV.