Janë ngritur dyshime se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut. Këto dyshime i ka ngritur Partia Socialdemokrate (PSD), të bazuara në informacionet siç thonë ata brenda KEK-ut.
Kryetari PSD-së, Dardan Molliqaj në konferencë për medie kërkon hetim urgjent të kësaj dukurie për çka thotë se synimi ishte që të prishte reputacionin i KEK-ut si kompani publike.
“Në bazë të burimeve tona në bazë të Korporatës Energjetike KEK janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara të cilat e rëndojnë edhe më tutje sistemin e energjisë në Kosovë, e para tashmë ka ndodhur, sipas burimeve tona, 10 ditë më parë kishte rënie të bllokut A, kishte një mungesë të shtuar të energjisë së shtuar elektrike.
Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë menjëherë një hetim të organeve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës, rënia e bllokut A3 dhe A5 brenda të njëjtit sekond duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS….
Ne dyshojmë se nëse vërtetohet që ka qenë një veprim i tillë dhe në bazë të asaj që kemi informatë është lehtë e vërtetueshme kjo i bie që ka pasur synim KEDS në bashkëpunime dhe me qeverinë dhe menaxhmentin e ri të KEK të dëmtojë reputacionin e kompanisë publike KEK dhe të thotë që mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është shkaktuar nga mungesa e prodhimit dhe problemeve në KEK.
Pra, ne kërkojmë hetim urgjent, dhe të menjëhershëm nga organet kompetente. Ne kërkojmë raport nga menaxhmenti i KEDS dhe KEK për këtë dhe kërkojmë angazhimin e ekspertëve për të hetuar një dukuri të tillë”, tha Molliqaj.
Tjetër dyshim që ngriti Molliqaj është edhe dhënia e pushimit të detyruar për 10 inxhinierët kryesor të prodhimit, raporton kp. “Zhvillim tjetër negativ në Kosovë është për herë të parë, menaxhmenti i ri ka vendosur pushim të detyruar të 10 inxhinierëve kryesor të prodhimit pas kësaj ngjarje.
Nëse menaxhmenti është duke bërë hetime ne duhet të njoftohemi si qytetarë, por nëse ky pushim i detyruar që nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë institucion është për të eliminuar, kontrolluar apo sabotuar ndërmarrjen publike kërkojmë llogaria dhe shpjegime të menjëhershme”, nënvizoi Molliqaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'