LAJMI I FUNDIT:

Tifozët do të zgjedhin basketbollistin dhe basketbollisten më të mirë në Kosovë

Tifozët do të zgjedhin basketbollistin dhe basketbollisten më të mirë në Kosovë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë do të ndajë çmimin e basketbollistit/tes më të mirë për stinorin vjeshtor në Art Motion Superligë, përkatësisht Superligën e Femrave.

Por, ky çmim do të jepet sipas votimit nga tifozët e basketbollit. Ata kanë mundësi të votojnë në uebfaqen zyrtare të FBK-së dhe të përzgjedhin më të mirin ose më të mirën e stinorit vjeshtor.

Në bazë të rezultateve të skuadrave në Art Motion Superligë dhe paraqitjes së lojtarëve, Top 5 lojtarët e përzgjedhur janë: Dardan Berisha (Peja), Ivan Koljeviq (Prizreni 16), Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli), Drilon Hajrizi (Trepça) dhe Julien Lewis (Bashkimi).


Votimi vlen edhe për Superligën e Femrave, ku gjithashtu janë përzgjedhur 5 lojtare, në bazë të paraqitjeve në stinorin vjeshtor: Sarah Mgbeike (Prishtina), Valbona Bytyqi (Penza), Arbnore Përquku (Prishtina), Rael Whitsitt (Penza) dhe Irma Konjusha (Bashkimi).

Votimi për basketbollistin/ten më të mirë të stinorit vjeshtor do të jetë i hapur deri më 31 Dhjetor 2021 (ora 16:00), ku do të numërohen votat dhe do të shpallet më i/e miri/mira nga tifozët.

Vetëm një herë mund të votoni për një lojtar ose lojtare.

Top 5
Meshkujt
Dardan Berisha (Peja)
Ivan Koljeviq (Prizreni 16)
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli)
Drilon Hajrizi (Trepça)
Julien Lewis (Bashkimi)

Femrat
Sarah Mgbeike (Prishtina)
Valbona Bytyqi (Penza)
Arbnore Përquku (Prishtina)
Rael Whitsitt (Penza)
Irma Konjusha (Bashkimi)

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori