LAJMI I FUNDIT:

Ish-anëtari i grupit të Depp thotë se Amber Heard e shkatërroi aktorin

Ish-anëtari i grupit të Depp thotë se Amber Heard e shkatërroi aktorin
(Foto: Instagram/johnnydepp/amberheard)

Një ish-koleg nga grupi i Johnny Depp e ka akuzuar ish-gruan e aktorit hollivudian, Amber Heard, për rënien në karrierën e tij filmike.

Në një klip për dokumentarin e ri, “Johnny vs Amber”, muzikanti Bill ‘Beano’ Hanti ka thënë se aktorja “e kishte vërejtur suksesin e Depp” dhe kishte ndërhyrë në jetën e tij.


Hanti ka bërë muzikë me aktorin në vitet e tetëdhjeta në grupin “The Kids”, përpara se ai ta përqendronte vëmendjen e tij në aktrim pas suksesit të në filmin e vitit 1984, “A Nightmare On Elm Street”.

(Foto: Instagram/amberheard)

Në pohimin e tij, Bill sugjeron që Amber e shfrytëzoi rolin në filmin e përbashkët “The Rum Diary” të vitit 2011 për t’u afruar me të.

Depp: Kam jetuar në një gjendje kaotike në pesë vitet e fundit
Lexo po ashtu Depp: Kam jetuar në një gjendje kaotike në pesë vitet e fundit

“Asaj iu dha mundësia të ishte pjesë e atij filmi dhe ia doli”, ka thënë ai, ndonëse në vende të tjera pranon se nuk e ka takuar kurrë aktoren.

(Foto: Instagram/johnnydepp)

Hanti ka shprehur shqetësimin për diferencën në moshë midis Depp (58) dhe Heard (35) dhe e fajësoi atë për shkatërrimin e jetës së yllit të “Pirates of the Caribbean”.

“John, ajo i ka 25 vjet. E kuptoj. Mos u marto me të. Nuk duhet. Ti je Johnny Depp”, ka rrëfyer duke shtuar: “Ajo ia shkatërroi jetën. Ajo me të vërtetë e bëri… Kjo ia shkatërroi totalisht karrierën, i kushtoi me miq dhe një pjesë të familjes”, vazhdoi ai.

Sipas tij, Amber i hyri Deppit aq shumë në kokë, saqë aktori u çmend plotësisht, deri në atë masë sa piu dhe mori drogë, deri në çmenduri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori