LAJMI I FUNDIT:

Dënohen 10 vite e gjysmë burgim efektiv dhe katër vite burgim me kusht, të akuzuarit në rastin e të miturës në Drenas

Dënohen 10 vite e gjysmë burgim efektiv dhe katër vite burgim me kusht, të akuzuarit në rastin e të miturës në Drenas

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve SH.XH, V.V, G.H, F.C, I.R, G.Z dhe H.H, në rastin e të miturës në Drenas.

Siç njoftohet, arsimtari Shkëlzen Xhekaj është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë)  muaj.

Polici Vesel Veseli është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve.


Avokati Gazmend Halilaj është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, transmeton Telegrafi.

Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor
Lexo po ashtu Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

I akuzuari F.C., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë  pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari I.R., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari G. Z., Konfom nenit 364 par.1 pika 1.3 lirohet nga akuza për veprën penale Frikësimi gjatë procedurës nga neni 395 të KPRK-së.

Ndërkaq, ndaj të akuzuarit H.H. konform nenit 363 par.1 nën par.1.1 gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori