Që nga vendimi për të hyrë në ushtri e deri të plagosja dhe po thuajse humbja e tërë e këmbës, jeta e tij nuk ishte më e njëjtë përkundër krenarisë që kishte pasur fatin t’i shërbejë vendit në moshë shumë të re.
Bekim Zhdrella nga fshati Penuhë i Podujevës, ish ushtar i UÇK-së në një intervistë për Telegrafin sjellë në kujtesë përjetimet e mira dhe të këqija të asaj kohe e që i kanë mbetur në memorie dhe normalisht që nuk do t’i dalin prej aty asnjëherë.
Kurse fatin e tij të determinuar nga lufta nuk e kishte aspak të mirë, duke ia ndryshuar jetën komplet.
“Fati im ishte që më 27 janar gjatë ofensivës e cila ka ndodhur nga gryka e Majacit e deri në grykën e Pakashticës jam plagosur rëndë në fshatin Godishjnak. Në atë ofensivë forcat e Serbisë ishin shumë më të forta si teknikisht dhe si nga ana njerëzore ishin më të mëdhenj. Vizioni i jonë ishte që prapa mos të tërhiqemi. Aty jemi plagosur dy ushtarë, unë dhe Besim Azemi. Plagët ishin të rënda unë i kisha të plagosura të dy këmbët, njërën të plagosur shumë rëndë pothuajse të këputur. Kurse sot kur e mendoj them që vetëm zoti ka mundur dhe shokët të cilët ishin aty më kanë ndihmuar dhe unë sot jam gjallë”, u shpreh Zhdrella.
.
E aspak e lehtë nuk ishte për të kur gjeneratat e pasluftës mendonin që ai gjatë tërë jetës kishte ecur ashtu duke çaluar e duke ecur me paterica.
“Deri në vitin 2009 kam ecur vetëm me paterica. Jeta nuk ishte e lehtë me ec me to. Por gjeneratat e pasluftës nuk kanë menduar që jam njeri kështu normal, kanë menduar që gjithë jetën kam ecur me paterica… Por pavarësisht këtyre ja ka vlejtë ajo periudhë”, rrëfeu ai.
Zhdrella po ashtu e kujton edhe kohën kur kishte dalë nga shtëpia për tu bërë një me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kumtimin e lajmit nënës së tij.
“Familja ime ka ditë diçka përafërsisht por jo edhe ku po shkojë, një pjesë e madhe e familjes ka menduar që jam duke shkuar për Gjermani. Kurse nëna ime nuk e ka ditë derisa jam ardhur në shtëpi e pata pasur një pushim 3-4 ditë. Pasi kam ardhur në shtëpi tani e morën vesh të gjithë mirëpo aty nuk kishte dyshime dhe pyetje se pse, qysh apo tek”, kujtoi ai.
Kurse tani kur jemi në prag të festave të fundvitit ai padyshim i rrëfen edhe emocionet e momenteve të festave brenda ushtrisë në kohë lufte.
“Ne kishim fatin që të përjetojmë edhe festa në luftë, unë i kujtoj festen e vitit te ri e kemi festuar shumica në pozicione të luftës, për neve ishte diçka shumë e mirë sepse sot nëse iu thua të rinjve që ka qenë kënaqësi, nuk e besojnë.
Kurse diçka që më kujtohet dhe është më interesant është falja e Bajramit. Ku për herë të parë në fshatin tonë xhamia e fshatit është përuruar në kohën e luftës. Për herë të parë UÇK-ja e ka bërë hapjen e derës së kësaj xhamie dhe e kemi bërë faljen e Bajramit. Unë nuk isha aty isha në vijat e para të frontit. Mirëpo nuk e harroj kurrë. Sepse ishte diçka madhështore”, përfundoi Zhdrella që sot e kësaj dite e kishte një farë ndjenje gëzimi që kishin arritur ta hapnin xhaminë në ato kohëra të vështira lufte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?