LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy personave në Ferizaj për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim të dokumenteve”

Aktakuzë ndaj dy personave në Ferizaj për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim të dokumenteve”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve A.H., dhe I.I., nga fshati Nerodime, komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri A.I., në cilësinë e personi zyrtar- përkatësisht zyrtar i gjendjes civile, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ose për personin tjetër, me dashje ka shkel ligjin lidhur me detyrat apo punësimin e tij, me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, nënparagrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, i pandehuri I.I., me dashje ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, e të cilin dokument më pas e ka përdorur me qëllim të krijimit të marrëdhënieve juridike, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK.)


Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori